Biondja e Champions shfaqet sërish për Kobe Bryant (FOTO LAJM)

Biondja seksi që u bë famshme në finalen e Champions League 2019 ka bërë një tjetër verprim të ngjashëm, këtë herë ka ndërprerë Botërorin e Skijimit në nder të Bryant.

23-vjeçarja u befasoi shikuesit, duke ndërprerë për disa momente Kupën e Botës të skisë në Schladming të Austrisë.

Italiani Alex Vinatzer sapo kishte përfunduar paraqitjen e tij dhe kur turma e pranishme shpërtheu në brohoritje, ai filloi të festonte pasi mendoi se theu ndonjë rekord. Megjithatë, brohoritjet nuk ishin për të por për bionden gjysmë të zhveshur Wolanski.

Ajo po vraponte gjysmë e zhveshur nëpër pistë me një pankartë ku shkruhej “RIP Kobe” (shqip. U prefsh në paqe, Kobe), në kujtim të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, që vdiq në fundjavë pas një aksidenti tragjik me helikopter.
Shtuar më 29/01/2020, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori