Boateng arrin në aeroportin e Barcelonës (FOTO LAJM)

Transferimi më i ri i Barcelonës, Kevin Prince Boateng ka arritur në qytetin katalan.

Zërat për kalimin e Boateng tek Barcelona ishin një nga befasitë më të mëdha të këtij afati kalimtar, por duket se gjithçka tashmë është zyrtarizuar.

Pak orë më parë ishte vet lojtari që për “Sky Sports” konfirmoi gjithçka, kurse së fundmi janë publikuar edhe pamje të lojtarit në aeroportin e Barcelonës.

Gazetari italian Di Marzio është ai që ka publikuar këto fotografi, si dhe i pari që bëri të ditur për bisedimet Barca – Boateng. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori