Boateng debuton, Schalke fiton (FOTO LAJM)

Duhej të kalonin katër javë që Schalke 04 të merrte fitoren e parë në Bundesligë. "Minatorët" mposhtën dje Bayer Leverkusen me rezultatin e pastër 2-0, por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte debutimi i blerjes më të fundit, Kevin Prince Boateng.

Ish mesfushori i Milan, edhe pse kishte disa orë që kishte mbërritur në Gelsenkirchen, ka qënë në fushë që nga minuta e parë duke bërë një lojë shumë të mirë, madje edhe duke rrezikuar disa herë portën e miqve.

Ai u zëvëndësua në minutat e fundit të ndeshjes dhe mund të themi që i ka fituar zemrat e tifozëve që në ndeshjen e parë. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori