Boateng-Satta, lidhja në krizë? (FOTO LAJM)

Kur të gjithë prisnim që ajo të ndiqte të dashurin e saj nëa venturën e re gjërat duket se nuk janë aq të mira për Kevin Prince Boateng dhe Melissa Satta. Me largimin e tij nga Milani drejt Schalke 04, Boa mund të ketë hedhur një hap prapa jo vetëm në karrierë, por edhe në jetën e tij personale. Sipas një të përditshme italiane, e dashura e ganezit, Melissa Satta, nuk e ka mirëpritur aspak largimin e mesfushorit, në qytetin e "zymtë" industrial të Gelsenkirchen.

E stabilizuar në kryeqytetin e modës, Milano, "show-girl" dhe modelja Satta nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë dhe nëse do të ndjekë nga pas të dashurin e saj në Gjermani.

Në këto kushte, këto foto, të pushimeve të kësaj vere, mbase mund të jenë të fundit e atyre çasteve të lumtura midis Boas dhe Melissës. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori