Bologna 1 - 1 Inter, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)

Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në ndeshje me Bolognan (1-1).

Shumë lojtarë të Interit nuk ishte në nivelin e treguar në katër ndeshjet e para, duke u vënë shumë në vështirësi nga vendasit. Lojtari i ndeshjes vjen nga Bologna, pasi Simone Verdi ishte ai që dhuroi spektakël në këtë takim.

Italiani 25 vjeçar përveç që shënoi gol të bukur ishte enigmë e pazgjidhur për Interin. Ai është vlerësuar me notën 8.1.

Lojtari më dobët ishte Joao Mario i Interit me 5.7. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori