"Bomba" e merkatos, Gruevski zëvëndësuesi i Neymar te Barça (FOTO LAJM)

Johannes Hahn dhe Nikola Gruevski gjatë ndeshjes së mbrëmshme
Pëlqej
Liderët e Ballkanit Perëndimor mposhtën dje ata të Bashkimit Europian në një ndeshje miqësore të zhvilluar dje në Vjenë.

Autor të golave ishin ministri i integrimeve të Kosovës Bekim Çollaku dhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Ky i fundit, pasi i ka realizuar të gjitha detyrat e tij në krye të qeverisë dhe i ka bërë shtetasit e Maqedonisë më të lumturit në botë, ka vendosur ti futet botës së futbollit, shkruan Portali Albeu.

Për këtë arsye dje në kryeqytetin austriak ishin për të parë ndeshjen edhe të dërguar të Barcelonës. Ata u mhanitën nga loja e Gruevskit dhe së shpejti pritet ti bëjnë një ofertë qytetarëve të Maqedonisë për largimin e tij.

Dhe qytetarët, sigurisht, që nuk duan t'iu ikë një mundësi kaq e mirë nga dora. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2015, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori