"Bombë" e merkatos, Shakohoxha te FC Shkupi (FOTO LAJM)

Ejup Ademi i dhuron Shakohoxhës fanellën e ekipit
Pëlqej
Kthimi në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe paraqitja e mrekullueshme në javën e parë kundër Vardarit, ka bërë që Shkupi të jetë ndër ekipet më të përfoura të ditëve të fundit.

Për Shkupin kishin dëgjuar edhe dy gazetarët e famshëm nga Shqipëria, Dritan Shakohoxha dhe Ylli Aga. Ditën e djeshme ata kanë qënë në Shkup ku janë takuar me presidentin e FC Shkupi, trajnerin Zekirija Ramadani dhe me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përcjell Albeu.com.

Në takim është diskutuar edhe për një bashkëpunim të mundshëm mes FC Shkupit dhe Supersport, për transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjeve derbi.

Në shenjë mirënjohje kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi i dhuroi Shakohoxhës, dhuratë kjo që u prit shumë mirë nga komentatori. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2015, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori