"Bombë" nga Australia, Ian Thorpe në lidhje me Ricky Martin (FOTO LAJM)

Ricky Martin
Pëlqej
Sipas thashethemeve, Ricky Martin dhe Ian Thorpe do të pranonin, në një intervistë ekskluzive, për rreth gjysmë milioni dollarë, marrëdhënien e tyre, por menaxheri i notarit i ka mohuar zërat që po qarkullojnë ditët e fundit.

Media australiane ka përhapur lajmin për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Ricky Martin dhe kampionit olimpik Ian Thorpe, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.

31-vjeçari bëri "coming out", duke pranuar në një intervistë televizive homoseksualitetin e tij. Kampioni i notit në stil të lirë, që ka thyer 22 rekorde dhe ka fituar 9 medalje olimpike, po rikthehet sërish në syrin e kamerave për lidhjen me 42-vjeçarin Ricky Martin.

Lajmin në Twitter e ka dhënë një reporter australian, Peter Ford. Këngëtari i "Livin la Vida Loca" ka kaluar një kohë të gjatë në Australi, pasi është pjesë e jurisë së talent show "The Voice", në Channel Nine.

Martin kishte uruar publikisht Thorpe pas "coming out"-it, duke thënë se fakti që pranoi homoseksualitetin e tij është një burim frymëzimi edhe për të rinjtë e tjerë. Në fillim të muajit Janar, pop stari latin u nda nga partneri i tij prej 4 vitesh, Carlos Abella. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori