Bonucci tradhëton sërish Juventusin, djali i tij firmos me Torinon (FOTO LAJM)

Pasioni dhe tifozllëku në shtëpinë e Bonucciti nuk është aspak i kushtëzuar dhe këtë e konfirmon më së miri vet ai, me djalin e tij të madh, Lorenco, i cili është një simpatizant i “kushërinjve” të Zonjës së Vjetër, Torino.

Dhe për të mos i shkelur kurrsesi ëndrrat e tij, Leonardo ka vendosur që t’i plotësojë dëshirën Lorencos dhe ta regjistrojë në radhët e “demave”, ku 6-vjeçari ëndërron që një ditë të luajë me fanellën e idhullit të tij, Andrea BelLoti, bomberit të Torinos.

Për më shumë, vetë mbrojtësi e ka shoqëruar Lorencon në ditën e parë të grumbullimit, në qendrën stërvitore “Granata”.
Shtuar më 26/09/2018, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori