Borussia-Arsenal, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1)
Pëlqej
Champions League nis me sfida shumë interesante që në ditën e saj të parë. Sot në mbrëmje, "Westfalenstadion", do të luhet takimi mes Borusia Dortmund dhe Arsenal, një duel interesant mes dy ekipeve që zhvillojnë një futboll të bukur por edhe mes dy trajnerëve: Jurgen Klopp dhe Arsene Wenger.

Gjermanët vijnë pas fitores 3-1 në kampionat ndaj Freiburg, ndërsa "Topçinjtë" pas barazimit 2-2 me Manchester City-n.

Klopp pritet të hedhë nga minuta e parë të rikthyerin Kagawa dhe sulmuesin Adrian Ramos, ndërsa mungon në mbrojtje Mats Hummels. Në krahun tjetër, Wenger do të hedhë në fushë Danny Welbeck dhe Alexis Sanchez, ndërsa surpriza mund të jetë në mbrojtje, aty ku në krahun e djathtë pritet të luajë Flamini.

Ndeshja starton në ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori