Bouchard “paguan” bastin e humbur me tifozin (FOTO & VIDEO)

Eugenie Bouchard, ditët e fundit e shtoi dozën e simpatisë në sytë e njerëzve. Pas fotove provokative të publikuara për “Sports Illustrated”, tenistja kanadeze u shfaq në rrjetet sociale me një tjetër foto: atë me John Goerhke, tifozin fatlum të “New England Patriots”, që fitoi bastin me Bouchard.

Gjithçka ndodhi gjatë sfidës mes “Patriots” dhe “Atlanta Falcons”, kur tenistja parashikoi suksesin e “Falcons” teksa shihte rezultatin 21-0 për këtë skuadër në finalen e “Super Bowl”, duke bërë që John ta sfidonte me një bast, të cilin në fund ajo rezultoi se e humbi, shkruan Tch.

Kështu që, me të drejtë, Bouchard vendosi ta paguajë atë duke e ftuar të riun për të ndjekur së bashku ndeshjen e NBA-së mes Brooklyn dhe Milwaukee, një ditë të cilën studenti 20-vjeçar i Universitetit të Missourit duket se nuk do ta harrojë lehtë.

He says it's his best date ever! 💕

A post shared by Genie Bouchard (@geniebouchard) on


Shtuar më 16/02/2017, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori