Bye United, Van Gaal bën gati "spastrimet" (FOTO LAJM)

Marouane Fellaini - Napoli?
Pëlqej
Louis van Gaal shumë shpejt do të vendos se cilët futbollistë do të largohen nga Manchester United dhe cilët do të jenë pjesë e ekipit edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Marouane Fellaini, Chicarito, Nani, Shinji Kagawa dhe Wilfriend Zaha besohet se janë emrat e futbollistëve që tekniku holandez ka vendosur t’i largojë nga "Old Trafford", shkruan "Daily Mirror".

Bie në sy emri i mesfushorit belg, i cili u transferua nga ish menaxheri David Moyes për 27.5 milionë sterlina nga Everton duke bërë shumë bujë, por që nuk tregoi atë që pritej te "Djajtë e Kuq". Ai mund të transferohet në Napoli.

Japonezi Kagawa pëlqehet nga Borussia Dortmundit dhe Atletico Madrid, ashtu si edhe Javier Hernandez, ndërsa Nani dhe Anderson, që së bashku i kanë kushtuar United plot 40 milionë sterlina, nuk janë më pjesë e planeve të Van Gaal. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori