"Ça bën ky k*rva?", plas gallata e lojtarëve të kombëtares me Kaçen (FOTO LAJM)

Kombëtarja humbi në mënyrë të turpshme ndaj Luksemburgut 2-1, por atmosfera te kuqezinjtë mesa duket është mjaft pozitive. Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, aq sa nuk mungon edhe humori veçanërisht me Ergys Kaçen.

Kaçe, zemra e vogël”, i shkruan Bekim Balaj në “Instagram” mesfushorit korçar të Kombëtares shqiptare. Por, një “kompliment” të çuditshëm i ka bërë Etrit Berisha.

Pas një foto të publikuar nga Kaçe, teksa ndodhej në qendrën e Luksemburgut bashkë me Strakoshën, Latifin, Grezdën dhe Roshin, kanë vërshuar komentet e kuqezinjve, duke filluar nga Balaj, Sadiku, Hysaj dhe Berisha.

Ky i fundit, duke pyetur Hysajn për Kaçen, shkruante: “Ça bën ky ku.va? Ka bo njet me fut ni gola?”. Mesfushori i ka marrë me sportivitet komentet, duke qeshur pas batutës së Berishës, që bashkë me Balajn mungojnë në dy ndeshjet e radhës.
Shtuar më 06/06/2017, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori