Cagliari-Inter, 5 mungesat zikaltër (FOTO LAJM)

Julio Cesar
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Andrea Stramaccioni tenton të bëjë “bis” në ndeshjen e sotme ndaj Cagliarit, e cila do zhvillohet në fushë neutrale në Trieste, duke qenë se kontrata e klubit nga Sardegna me stadiumin“Sant’Elia” nuk është rinovuar.

Trajneri i ri i zikaltërve, pasi e ka nisur aventurën tek Interi me fitoren 5-4 ndaj Genoas, është i vendosur që të mos humbasë pikë të rëndësishme gjatë rrugëtimit drejt fundit të sezonit. Rikonfirmimi pas suksesit me kuqeblutë nuk do të jetë aspak i lehtë për të, sidomos duke pasur parasysh mungesat e shumta që ka në skuadër, si për shkak të dëmtimeve, ashtu edhe për shkak të kualifikimeve.

Sneijder, Alvarez, Lucio, Maicon dhe Julio Sezar nuk do të luajnë në sfidën me Cagliarin. Portieri dhe mbrojtësi brazilian janë të dy të skualifikuar. Për pasojë, vendin e tyre në fushë me shumë mundësi do ta zënë Castelazzi dhe Ranocchia.

Do të jetë gjithashtu Walter Samuel në qendër, bashkë me Javier Zanettit dhe Christian Chivu në krahë. Mendohet që të ketë rotacion në mesfushë, ku Fredy Guarin pritet t’i marrë postin e titullarit Andrea Polit. Mesfushori kolumbian ka lënë përshtypje të mira te Stramaccioni dhe drejtuesit e klubit zikaltër që në ditën e debutimit të tij në sfidën me Genoan.

Pikërisht për këtë arsye, blerja e janarit do të zbresë në fushë që nga minuta e parë, me shpresën që do të shpërblejë më së miri besimin e trajnerit. Ndërkohë, në krahë kolumbiani do të luajë në mbështetje të Cambiassos dhe Stankoviç. Ndërsa pa Maiconin dhe Sneijder, numri një i pankinës zikaltër pritet që të konfirmojë sërish “tredhëmbëshin” me Milito, Zarate dhe Forlan. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet