Cana rrezikon shiritin, Kaçe lideri i ri (FOTO LAJM)

Kandidat potencial Sipas të njëjtave burime, mund të jetë qendërmbrojtësi i Greuther Further Mërgim Mavraj, i cili është shndërruar tashmë në një pikë referimi në ekipin kuqezi.
E. Kaçe - L. Cana
Në edicionin e ardhshëm mund të ndryshojë edhe shiriti i kapitenit të Kombëtares shqiptare të futbollit. Zëra të besueshëm pranë skuadrës bëjnë të ditur se mund të ketë një votim të lojtarëve për emrin e ri. Për momentin Lorik Cana është kapiteni, ndërsa si zv.kapiten kanë qenë Ervin Bulku Bulku dhe Erjon Bogdani.


SITUATA Mbrojtja është reparti më i kritikuar i ndeshjeve të fundit, ku rrjedhimisht nuk i shpëton përgjegjësisë as mesfushori i Lazios, i përshtatur si mbrojtës prej disa vitesh.

U pa qartë se kur skuadra është në vështirësi prej mungesave (Mavraj dhe Agolli), reparti i prapavijës çalon dhe grinta e karakteri i fortë i Canës nuk kanë mjaftuar për t’i dhënë një dorë ekipit për të qenë solid. /albeu.com/





Shtuar më 12/09/2013, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori