Capello ironizon Icardin dhe Wanda Narën (FOTO LAJM)

Ish-trajneri i njohur Fabio Capelo ka folur për situatën e Icardit tek Interi ku është mjaft e tensionuar pasi zikaltrit i hoqën shiritin e kapitenit.

Tekniku ka akuzuar Icardin dhe bashkëshorten e tij Ëanda Nara, pikërisht kjo e fundit ka bllokuar rinovimin e Icardit me Interin.

"Lojtarët nuk mund të pranojnë që partnerja të bëjë disa deklarata dhe ti të mos flasësh fare, e pakta duhet të thuash diçka. Duhet të lëshosh një deklaratë ku përkrah ekipin, shokët e tu,

"Këtë gjë do duhej të bënte edhe Ikardi, menjëherë, por nuk e bëri. Për këtë arsye, as nuk guxoj ta imagjinoj çfarë ka ndodhur dhe si ka hyrë në dhomat e zhveshjes.

"Kapiteni nuk është vetëm për t’i shtrënguar dorën arbitrit dhe për të shkëmbyer stemën e klubit me kapitenin kundërshtar, në një kohë që kapitenin e vërtetë e ke në shtëpi",përfundoi Capello.

Shtuar më 15/02/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori