Casillas-Ronaldo, fotoja e "paqes" (FOTO LAJM)

Iker Casillas i përgjigjet me mënyrën e tij zërave për një krisje të raporteve me Cristiano Ronaldon apo se brenda Realit janë krijuar dy klane, njëri spanjoll dhe tjetri portugez. Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i madrilenëve postoi para ndeshjes me Rayo Vallecano një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shfaqet jo vetëm krahë për krahu me Ronaldon, por edhe shumë i qeshur.

"El Confidencial Digital" ka raportuar më parë për një incident mes dyshes së lojtarëve pas dhënies së çmimit Lojtari më i Mirë në Europë për Iniestan nga UEFA. Dyshohet se shkak ka qënë pikërisht mbështetja e lojtarëve spanjollë te Reali për çmimin e fituar nga Iniesta, që u pasua më pas me deklaratën e Ronaldos se nuk ndihej i lumtur.

Fotoja e postuar nga Casillas mesa duket kërkon të provojë që zërat për krisjen e raporteve me Ronaldon nuk kanë qënë gjë tjetër, veç zëra. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori