Casillas zgjedh dy lojtarët më të mirë në historinë e Real Madrid (FOTO LAJM)

Iker Casillas ka zgjedhur Alfredo di Stefanon dhe Cristiano Ronaldon si dy futbollistët më të mirë në historiReal Madrid.

Ish portieri i "Los Blancos", ka gëzuar karrierë të madhe në Santiago Bernabeu, para se të largohej në drejtim të Portros.

Casillas iu është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve në Twitter.

Një prej pyetjeve për Casillas ishte se cilët janë tre lojtarët më të mirë në historiReal Madrid.

“Nuk e di si t’i them të tretë, por i di dy prej tyre. Alfredo Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo”, është përgjigjur Casillas.

Ndërsa si momentin më të mirë në karrierën, Casillas ka zgjedhur debutimin e tij në shtator të vitit 1999.
Shtuar më 03/06/2020, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori