Cerci prezantohet zyrtarisht: Krenar që ndodhem këtu (FOTO LAJM)

Doja vetëm Milanin. Kështu është shprehur sulmuesi më i ri i kuqezinjëve, Alessio Cerci, i cili bëri prezantimin zyrtar në "Milanello".

"E di që më kërkonte edhe Interi por unë kam menduar përherë për kuqezinjtë. Vlerësimi që Inzaghi ka për mua ishte shumë i rëndësishëm në zgjedhjen që bëra. Ndihem shumë krenar që jam pjesë e një klubi të tillë", ka thënë ish lojtari i Atletico Madrid.

Në vijim, italiani foli për gjendjen e tij aktuale dhe atë të Milanitvjen pas një disfate të hidhur me Sassuolon.

"Duhet të gjej ritmin edhe pse fizikisht jam mirë. Tani mendoj të jap maksimumin. Më pëlqen të luaj në të djathtë. Në këndvështrimin timn skuadra po luan shumë mirë por është shumë e rëndësishme që të arrij formën fizike dhe më pas rezultatet do të vijnë. Do të luajmë me të gjithë rivalët deri në javën e fundit dhe pa frikë sepse ne jemi Milani. Me këtë mentalitet duhet të shkojmë edhe në transfertën e Torinos. Më vjen keq që ndaj Sassuolos humbëm. Na ndëshkoi një veprim i bukur i Zazas por nuk duhet të harrojmë që me këtë skuadër do të ndeshemi edhe në Kupën e Italisë", vijoi Cerci.

Cercit iu desh të qartësonte situatën edhe rreth batutës të të fejuarës së tij, e cila u shpreh se me transferimin te Atletico Madrid, ai zgjodhi futbollin që vlente duke snobuar në njëfarë mënyre Italinë.

"E tha në një moment zemërimi. Çdokujt i ndodh që të gabojë në jetë", përfundoi sulmuesi i Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori