Cesare Prandelli nis valsin e trajnerëve (FOTO LAJM)

Cesare Prandelli - Juventus
Bëhet gjithmonë dhe më i besueshëm largimi i Cesare Prandellit nga pankina e kombëtares së Italisë pas Botërorit "Brazil 2014". Kjo ka bërë që në shtetin fqinj të nisin të qarkullojnë që tani emrat-kandidatë për pankinën Axurre.

Sot "Sportmediaset" dizenjon një skenar të bujshëm që përfshin disa trajnerë të rëndësishëm në Serie A dhe jo vetëm: Prandelli, pasi të largohet nga Italia pritet të marrë drejtimin e Juventus, ndërsa Antonio Conte pritet të zëvëndësojë Arsene Wenger te Arsenal (tekniku francez pritet të zhvillojë sezonin e fundit në Londër para se të shkojë t PSG).

Massimiliano Allegri duket kandidati kryesor për stolin e Italisë, ndërsa te Milan pritet të ulet Filippo Inzgahi ose Clarence Seedorf. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori