Champions dhe Europa League, rastësia që të le pa fjalë (FOTO LAJM)

Europa League: Fernando Torres - gol min 60
Edhe parashikuesi më i çmendur nuk do të mund ta gjente. Kompeticione të ndryshme, ekipe të ndryshme, stadiume të ndryshme, në kojë të ndryshme por me të njëjtin skenar. Rastësi e çuditshme në dy finalet më të mëdha të futbollit europian të këtij viti: Europa dhe Champions League.

Të gjithë e mbajmë mend finalen e Amsterdamit ku Chelsea u shpall kampion dhe finalen e djeshme të "Wembley" ku Bayern Munchen u shpall kampion. Pjesët e para që mbyllen në barazim pa gola dhe të tre golat shënohen në 45 minutat e dyta.

Benfica-Chelsea 1-2 dhe Borussia Dortmund-Bayern Munchen 1-2. Por skenari i njëjtë nuk mbyllet këtu: Torres shënoi golin e parë në minutën e 60, dhe Mario Mandzukiç po ashtu; Cardozo barazoi në minutën e 68 me penallti, dhe Ilkay Gundogan po ashtu; Ivanoviç i dha fitoren skuadrës së tij në minutën e 90, dhe Arjen Robben po ashtu.

Me pak fjalë, rastësi që të le pa fjalë.../albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori