Champions, habi për uniformat e reja të arbitrave (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këtë të martë, kur nisi faza e grupeve e Champions League, shumë tifozëve u bëri përshtypje uniforma e re e arbitrave: bluzë e zezë, pantallona gri dhe çorape të zeza. Ish-arbitri spanjoll Eduardo Iturralde Gonzalez shpjegoi arsyet e kësaj zgjedhjeje.

"Lojtarët dhe trajnerët kanë kërkuar që arbitrat t’i rikthehen ngjyrës së zezë pasi gjatë lojës ngatërroheshin me ngjyrat e verdha, të gjelbra apo të kuqe të arbitrave gjatë viteve të fundit", shpjegoi Gonzalez.

"Ishte e vështirë për futbollistët që të perceptonin nëse personi që kishin afër ishte shok skuadre, kundërshtar apo arbitri", shtoi ish-gjyqtari spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori