CHAMPIONS/ Inter - Borussia Mgladbach, mungesat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Pas humbjes në derbi pas shumë vitesh, Interi tenton të rikthejë buzëqeshjen në Champions League përballë Borussia Mgladbach.

Conte duket se është bindur me Eriksen, danezi pritet ta nisë nga minuta e parë sonte, pikërisht në pozicionin e tij natyral pas dyshes Lukaku - Martinez.

Mbrojtje mbetet pika e dobët edhe në këtë ndeshje, pavarësisht se Bastoni arriti të mposhtë koronavirusin nuk pritet ta nisë titullar ndeshjen e sotme, ndaj mbrojtja do të jetë ajo e derbit me Kolarov- De Vrij - D'Ambrossio.

Të dyja ekipet kanë mungesa, te "zikaltërit" mungojnë, Vecino, Skriniar, Young dhe Gagliardini. Ndërsa te gjermanët mungojnë, Benes, Bayer, Lazaro, Poulsen, Zakaria dhe Villalba. /albeu.com/





Shtuar më 21/10/2020, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori