Champions, Xhaka dhe Gashi sfidojnë Real Madridin (FOTO LAJM)

Real Madrid (4-4-2)
Pëlqej
Pas disfatës në derbi me Atletico Madrid për Carlo Ancelottin nuk ka më alibi. Kampionët e Europës duhet të rikthehen te fitorja në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League, ku do të bëjnë debutimin në Champions me fanellën e Realit dyshja Toni Kroos– James Rodriguez.

Për herë të parë në rrugën e tyre pas plot 42 vjetësh "Los Blancos" do të gjejnë Baselin e Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit me të dy lojtarët e kombëtares shqiptare pritet të jenë titullarë që nga minuta e parë në "Santiago Bernabeu".

Ndeshja është e vlefshme për Grupin B dhe starton në ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori