Që prej vitit 2003, vit në të cilin në krye të klubit të
Chelsea erdhi manjati rus Roman Abramovich, "Blutë" e Londrës kanë patur të njëjtin problem që kanë edhe sot: mungesën e një bomberi të mirëfilltë. Pavarësisht blerjeve të mëdha dhe shumë të shtrenjta
Chelsea ende nuk ka arritur të bëjë për vete një sulmues rrace që di të shënojë me dhjetëra gola në sezon.
Fernando Torres u ble për 50 milionë sterlina nga Liverpool por deri më sot nuk e ka treguar aspak se
vlen kaq shumë duke shënuar aq sa mund të shënojë edhe një mbrojtës. E njëjta gjë
vlen edhe për Andriy Shevchenko. Ish Topi i Artë mbërriti në Londër për shumën e 30.8 milionë paundëve por nuk dha asgjë nga ato që kishte dhënë te Milan duke u larguar pas vetëm një
sezoni.
Edhe Didier Drogba që mbahet si një prej sulmuesve më të mirë të
Chelsea dhe futbollisti që i dha Champions League-n sezonin e shkuar nuk ka arritur të shënojë aq sa kërkohet nga një
bomber.
Së shpejti skuadrës së Rafa Benitez pritet ti bashkohet senegalezi i Newcastle, Demba Ba, i cili pritet që të bëjë në "Stamford Bridge" rolin e sulmuesit të munguar prej disa vitesh. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013,
ora 09:02