Chelsea, Mourinho përgatit eksodin (FOTO LAJM)

Demba Ba
Jose Mourinho nuk ka parashtruar vetëm një listë të lojtarëve që dëshiron në skuadër, por si kundërpeshë, edhe ata që do largohen gjatë merkatos së verës. Listën e kryeson Fernando Torres, i cili e ka të sigurt largimin dhe pritet të përfitohet një shifër prej 25 milionë eurosh. Por, atij mund t’i bashkëngjitet edhe Demba Ba, gjithnjë në rast se "Blutë" e Londrës do afrojnë dy sulmues të tjerë. Romelu Lukaku pritet të qëndrojë edhe një edicion tjetër në huazim te West Bromwich Albion.

sigurt për sa i përket faktit që do bëjnë valixhet gati në verën e këtij viti, janë edhe Josi Benajun, portieri Henrique Hilario, mbrojtësit Ryan Bertrand e Paulo Ferreira dhe mesfushori Marko Marin.

Ata nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre dhe Mou nuk i ka në planet e tij. Ndërkohë, edhe Michael Essien mund të largohet, pavarësisht se "Special One" e kishte ndër të besuarit e tij te Real Madrid.

Në dilemë është edhe Victor Moses me Obi Mikel, të cilët kanë zhvilluar paraqitje të kënaqshme këtë edicion, por duket se trajneri portugez ka në mendje të afrojë lojtarë të tjerë në këto pozicione. /albeu.com/



Shtuar më 24/05/2013, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori