Çiftet e 1/8 të Botërorit (FOTO LAJM)

Brazil-Kili (Të shtunën në orën 18:00)
Ashtu si faza në grupe, edhe kjo fazë nis me të zotët e shtëpisë. Në takimin ndaj Kroacisë, të fituar 3-1 nuk zhvilluan një lojë në lartësinë e një pretendenti, madje ndeshja mund të kishte përfunduar me tjetër rezultat nëse nuk do të ishte influencuar nga gjyqtari. Në mesfushë, trajneri Scolari shpreson tek forma më e mirë e Fernandinho-s, ndërsa në sulm i zakonshmi Nejmar do të kërkojë të fitojë sfidën
në distancë me Mesit për trofeun e golashënuesit, përpos duelit me Sançez që së bashku me Arturo Vidal janë dy shtyllat e skuadrës kilene. Ky i fundit qendroi në stol në ndeshjen kundër Holandës për t’u rikuperuar.
Brazil-Kili është ndeshja e parë 1/8 të finaleve të botërorit. Një sfidë brenda kësaj sfide është ajo mes dy yjeve të Barcelonës, Nejmar e Sançez, ndërkohë që Kolumbi-Uruguaji dhe Kosta Rika-Greqi, të paktën në letër duken si sfidat më të ekuilibruara.

Gjermania, Franca dhe Argjentina do të përballen me kundërshtarë të lehtë, po në letër, ndërsa sulmi më i mirë, ai holandez përballet me mbrojtjen më të mirë, Meksikën. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2014, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori