"Çmendet" Ancelotti, 5 super-blerje për janarin (FOTO LAJM)

David Silva - Pas largimit të Mesut Ozil, Isco është i pazëvendësueshëm dhe nuk ka asnjë alternativë për pozicionin e tij. Kjo ka sjellë shumë probleme kur mesfushori ka qenë jashtë forme apo ka munguar, pasi Ancelotti është detyruar të fusë Moratën dhe ta ndërrojë skemën në 4-4-2. Spanjolli i City-t shihet si përforcimi perfekt për këtë pozicion, sepse jo vetëm që do rivalizonte me Iscon për një vend në formacion, por do përshtatej edhe si mesfushor i majtë në rastet kur Cristiano Ronaldo do mund të aktivizohej si sulmues qendre. Problemi i vetëm qëndron te çmimi që i kanë vendosur Citiziens, të cilët duan plot 60 milionë euro për kartonin e tij.
Pëlqej
C. Ancelotti - F. Perez
Real Madrid ka pasur luhatje gjatë startit të sezonit, duke realizuar disa herë paraqitje bindëse dhe jo pak herë të tjera zhgënjyese. Në fakt, presidenti Florentino Perez i ka dhënë garanci dhe mbështetje Carlo Ancelortit, për të vazhduar punën e nisur. Megjithatë, duket se skuadra ka ende nevojë për përforcime dhe drejtuesit kanë vendosur të shpenzojnë në janar.

Pas një takimi mes presidentit dhe trajnerit, është vendosur se në cilat reparte do bëhen blerje, madje është folur edhe për emra specifikë. /albeu.com/



Shtuar më 09/10/2013, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori