Coutinho pranon kushtet e PSG-së, Neymar edhe më pranë Barçës (FOTO LAJM)

Marrëveshje mes Coutinho-PSG në opreacionin Neymar! Ky është titulli kryesor i gazetës katalane “Sport” në numrin e sotëm. Për të bërë të mundur kthimin e “yllit” brazilian në “Camp Nou”, klubi “blugrana” duhet të privohet nga një tjetër futbollist që luan te “Seleçao”, por që nuk ka mundur të shkëlqejë në sezonin e fundit me “bluagranat”.

Sport” shkruan se Coutinho i pranon kushtet ekonomike të kampionëve të Francës e tashmë pret vetëm arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve. PSG mund të kërkojë si pjesë të marrëveshjes përfshirjen e një tjetër futbollisti të ekip katalan (flitet shumë për Ivan Rakitic).

Leonardo, drejtori i ri sportiv i PSG-së, mësohet se po ndikon që marrëveshja të arrihet, sigurisht duke bërë të mundur përforcimin e ekipet francez me elementë shumë cilësorë të Barcelonës.
Shtuar më 03/07/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori