CR7, goleadori i tretë në historinë e La Ligas (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo - 197 gola, 176 gola, mesatarja 1,12 gola/ndeshje
Pëlqej
Tjetër rekord për Cristiano Ronaldon me fanellën e Real Madrid. Pas tripletës në "Riazor" ndaj Deportivo La Corunas dhe pas pokerit të djeshëm në "Santiago Bernabeu" ndaj Elches ylli portugez ka arritur Santillana si golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e La Ligas me fanellën e Real Madrid, me 186 gola.

Para Ronaldos tashmë ndodhen vetëm Alfredo Di Stefano me 216 gola dhe Raul Gonzalez me 228.

Por duke parë moshën e portugezit dhe rendimentin e tij me siguri që së shpejti ai do të jetë goleadori më i mirë i historisë së Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori