CR7-Messi-Bale, nis sfida në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

BALE: Facebook 5,512 milionë fansa, vetëm javën e fundit 83 mijë aktivë. Para një jave uellsiani numëronte vetëm 2,4 milionë fansa.
Dikur ishte radioja, ndërsa tani Facebook dhe Twitter. Dy rrjetet më të mëdha socialë janë shndërruar në një marketing jetik për yjet e futbollit, të cilët mbledhin rreth vetes miliona fansa në të gjithë botën. Në një studim nga shoqata amerikane "Decysion" vihet re se Cristiano Ronaldo mbetet "Mbreti" i rrjeteve sociale, ndërsa Keisuke Honda është futbollisti me më shumë fansa femra.

Gareth Bale, pas firmës me Real Madrid, është rritur me 233,5% në Facebook, ndërsa CR7 numëron plot 80 milionë fansa.

Më pas rënditen futbollistët brazilianë, të cilët mbulojnë 27% të aktivitetit në Twitter, të ndjekur nga SHBA me 15,8%, ndërsa në vend të tretë Mbretëria e Bashkuar me 14,9&. Verëm vendi i shtatë për Italinë me 3,1%, pas Indonezisë, Spanjës dhe Turqisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori