Cristiano është gati për derbin (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo gjatë stërvitjes së fundit me Real Madrid
Pëlqej
Cristiano Ronaldo e ka rritur ndjeshëm ritmin në stërvitje vetëm pak ditë nga derbi me Atletico Madrid, që do të zhvillohet në fundjavë në "Santiago Bernabeu". 29-vjeçari portugez iu bashkua të martën grupit, ndërsa në seancën e fundit u përqëndrua te ushtrimet fizike, një e dhënë kjo që tregon se është riaftësuar plotësisht nga problemet muskulore që e detyruan të mungontë në humbjen 4-2 në "San Sebastian" ndaj Real Sociedad, por edhe në sfidën që Portugalia e humbi 0-1 me Shqipërinë në Aveiro.

Ronaldo e kishte të detyrueshëm këtë pushim dy-javor, për të hedhur një herë e mirë pas krahëve problemet fizike që e kanë shoqëruar që nga fundi i sezonit të kaluar. Gjithsesi fjalën e fundit për aktivizimin ose jo titullar të luzitanit do ta thotë trajneri Carlo Anceloti, pas konsultimeve më stafin mjekësor.

Ndërkohë skuadrës iu bashkua me ritëm të plotë në stërvitje Sergio Ramos, edhe pse mbrojtësi 27-vjeçar luajti titullar ndaj Maqedonisë, ndërsa Luka Modriç dhe Gareth Bale zhvilluan vetëm ushtrime shkrydhëse. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori