"Cristiano Ronaldo, kthehu në shtëpi" (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo me fanellën e Real Madrid
Pëlqej
Dashuria mes Cristiano Ronaldos dhe Real Madrid duket se është rindezur sërish, pas 7 golave në 2 ndeshjet e fundit, por tifozët e Manchester United, të nxitur nga zërat e merkatos, nuk heqin dorë nga ëndrra për të parë sërish CR7-ës me fanellën e "Djajve të Kuq". Për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Villarreal, tifozët nga "Old Trafford" po përgatisin një surprizë të vecantë për portugezin. Ata kanë paguar 3800 euro për të marrë një avion me qera, i cili do të fluturojë mbi "El Madrigal" gjatë ndeshjes së La Ligas, duke shpalosur parrullën me mbishkrimin "Kthehu në shtëpi Ronaldo".

Iniciativa i përket tifogrupit "United Reel" që ka bashkëpunuar për këtë sipërmarrje bashkë me shoqata të tjera tifozësh të Manchesterit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Liban dhe Egjipt.

Sipas drejtuesve të këtij tifogrupi gjithçka bëhet për të bindur portugezin që të rikthehet në shtëpinë e tij të vërtetë, në "Old Trafford".

"United Reel" janë të njëjtët tifozë që një vit më parë morën një avion me qera për të shpalosur një parrullë pakënaqësie për trajnerin David Moyes gjatë ndeshjes me Aston Villan. Veprim që në atë kohë duket se bëri punën e tij, pasi një muaj më pas, skocezi u shkarkua nga detyra. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori