Dalin imazhe të kufomës së Marilyn Monroe në morgun e Los Angeles (FOTO LAJM)

Në një dokumentar kushtuar Marilyn Monroe janë publikuar imazhe të kufomës së saj.

Një dokumentar i ri mbi vdekjen e Marilyn Monroe zbulon fotografitë nudo të aktores disa orë pas vdekjes së saj, shkruan Metro.co.uk.

Sipas këtij dokumentari, pretendohet se fotografi Leigh Wiener u dhuroi ryshfet rojeve të sigurisë që po e ruanin ikonën e Hollywood-it dhe hyri për t’i realizuar fotografitë.

Devik Wiener, djali i fotografit legjendar, zbuloi se babai i tij përdori rojet e sigurisë për tu futur në zonën ku po qëndronte kufoma e aktores.

Sipas Mail Online, në dokumentarin, i cili u transmetohet të dielën në Fox News, Devika tha “Ai ofroi një pije për dy djemtë dhe më tej gjërat e dini se si vazhduan”.

Leigh dërgoi tre fotografi të kufomës së Marilyn për revistën Time, duke përfshirë kështu edhe fotografitë e saj berenda morgut.

Ai pretenton se janë edhe dy fotografi nudo të aktores në morg, por vendndodhja e tyre mbetet mister pasi Leigh Wiener vdiq para se t’i publikonte ato.

Marilyn vdiq nga mbidoza më 4 gusht 1962 në shtëpinë e saj në Los Angeles, kurse kufoma e saj u gjet disa orë më vonë.

Vdekja e saj më vonë u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje.
Shtuar më 18/08/2019, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori