Danimarka zbardh listën anti-Shqipëri (FOTO LAJM)

lista e Danimarkës për ndeshjen kundër Shqipërisë më 11 tetor në "Elbasan Arena"
Trajneri i Kombëtares së Danimarkës, Morten Olsen, ka shpallur dje listën e futbollistëve me të cilët do t’i kundërvihet Kombëtares shqiptare më 11 tetor në Elbasan. Ekipi danez udhëhiqet nga sulmuesi kontrovers jashtë fushës, Nicolas Bendtner, si dhe qendërmbrojtësi Daniel Agger.

Përtej tyre Olsen ka grumbulluare dhe dy të rinj, Ufe Beah dhe Jussuf Poulsen, të cilët deri më tani kanë luajtur me U-21 të Danimarkës. Përveç tyre, tekniku ka grumbulluar edhe "asin" e Ajax, Lase Schonne, pavarësisht se mesfushori është ende i dëmtuar.

Madje deri para pak ditësh, ky i fundit së bashku edhe me tre lojtarë të tjerë jepej si një mungesë e sigurt në ndeshjen me Shqipërinë. Gjithsesi Olsen e ka grumbulluar me shpresën se ai do të rikuperohet deri në takimin e 11 tetorit.

Shqipëri-Danimarkë, luhet më 11 tetor, ora 20:45 në stadiumin "Elbasan Arena". /albeu.com/




Shtuar më 01/10/2014, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori