Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebo
Datat dhe oraret e ndeshjeve të Botërorit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ditën e nesërme pritet te filloj kampionati më i rëndësishëm i futbollit për kombëtare, Botërori "Rusia 2018".

Në këtë kampionat marrin pjesë 32 skuadra nga mbarë bota dhe do të luhet plotë 64 ndeshje ku ndeshja e fundit do të përcaktojë edhe fituesin e Kupës së Botës.

Ndeshja e parë e këtij kampionati do të jetë ajo e vendit pritës Rusisë kundër Arabisë Saudite që do të zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin e Moskës "Luzhniki".

Faza e parë e "Rusia 2018" do të ketë 48 ndeshje mes ekipeve të ndara në 8 grupe ku nga secili grup do të dalin dy skuadrat me më shumë pikë që teknikisht kalojnë edhe fazën tjetër.

16 skuadrat e dala nga faza e parë e Botërorit do të nisi me 30 qershorë pjesën e dytë të këtij kampionati dhe do të vazhdojnë ëndrrën për të ngritur lartë Kupën e Botës që mbahet me 15 korrik. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori