David Luiz kryen stërvitjen e parë me PSG-në (VIDEO)

Pëlqej
David Luiz ka kryer stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri Paris Saint Germain pas dështimit në Kupën e Botës "Brazil 2014".

26-vjeçari dukej në formë të mirë fizike dhe psikologjike dhe bashkë me patriotët e tij Thiago Silva dhe Lucas Moura ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me kampionët e Francës.

David Luiz është takuar edhe me yje të tjerë të ekipit si: Zlatan Ibrahimoviç apo Ezequiel Lavezzi.

Qëndërmbrojtësi brazilian la Chelsea për PSG-në pasi drejtuesit e kësaj të fundit paguan plot 50 milionë sterlina duke e shndërruar në mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë./ albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori