De Biasi nuk e fiton garën për trajnerin e vitit, ja çfarë shkruan (FOTO)

Gianni De Biasi nuk e ka fituar anketën e “Gazzetta dello Sport” për trajnerin e vitit, por është renditur i dyti së bashku me Antonio Conten dhe Romeo Saketin me 15% të preferencave. Për momentin kryeson Saketi.

Megjithatë trajneri i Kombëtares, ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë garë virtuale e vendosur nga lexuesit e gazetës. Gianni De Biassi i ka falënderuar të gjithë po me ndihmën e internetit.

"I falënderoj të gjithë ata që me mbështetën dhe ndihmuan në këtë garë. Sa keq që nuk arritëm suksesin për pak!!! Mbetet kënaqësia që u bëra pjesë e kësaj liste prestigjoze. Ajo që arritëm së bashku me lojtarët dhe stafin, ishte diçka e jashtëzakonshme! Ju falënderoj nga zemra të gjithëve!”, shkruan De Biazi në një mesazh në profilin e tij në facebook.
Shtuar më 02/12/2015, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori