Debuchy nxjerr shpatullën pas përplasjes me reklamat (FOTO LAJM)
Arsenali vazhdon të vuajë dëmtimet e shumta të futbollistëve. Më i fundit është Mathieu Debuchy. Francezi luajti vetëm 13 minuta në fitoren e sotme ndaj Stoke City-t pasi e la fushën e lojës mbi barelë.

Pas një dueli truptrup me Marko Arnautoviç mbrojtësi francez përfundoi në reklamat e "Emirates Stadium" duke marrë një dëmtim serioz në shpatull.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit dhe koha e rekuperimit. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori