Debutimi me gol, CR7 3 minuta më i shpejtë se Bale (FOTO LAJM)

Gareth Bale e pati një debutim ëndrrash me Real Madridin. Ylli uellsian ia doli të shënojë në ndeshjen e parë me ‘Los Blancos’, në barazimin 2-2 ndaj Villarrealit, në ndeshjen e djeshme në "El Madrigal".

Por, nëse kthehemi katër vjet prapa, vit kur erdhi ylli portugez në La Liga, debutimi i tij ka qënë më magjik.

CR7 arriti të shënojë vetëm 35 minuta pas futjes së tij në fushë. Ndërkaq, ish yllit të Tottenha, iu deshën 38 minuta, për t’iu gëzuar golit të parë në fanellën madrilene. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori