"Dele të hanë, ujk të vranë", moderatorja shqiptare nuk përmbahet më (FOTO LAJM)

Moderatorja sportive Qeqa Krelani është shumë e drejtëpërdrejtë, kur bëhet fjalë për karrierën.

Ajo ka thumbuar shpesh herë koleget e saj dhe nuk kishte sesi edhe këtë herë mos ta bënte.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet nga stadiumi, Qeqa shprehet se në këtë profesion po u bëre dele të hanë, ndërsa po u bëre ujk të vrasin.

Më tej, ajo falenderon gazetarët e parë që shërbyen si inspirim për të gjithë.

“Në këtë profesion po u bëre Dele të hajnë, po u bëre Ujk të vranë. Ti nuk je as dele as ujk. Je vetja dhe mos ndrysho për asgjë. Urime Dita e Gazetarëve Sportiv. Faleminderit për gazetarët e parë që shërbyen si inspirim për të gjithë ne”, shkruan moderatorja.

Shtuar më 03/07/2020, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori