Dëmtimet, Allegri ndryshon skemë (FOTO LAJM)

Zapata
Po afrohet sfida e së shtunës mbrëma mes Torinos dhe Milan. Sipas lajmeve më të fundit që qarkullojnë nga klubi kuqezi duket se Massimiliano Allegri nuk dëshiron ta përdorë nga minuta e parë Ricardo Kaka, duke parë gjëndjen e tij fizike jo-optimale ndaj dhe për ndeshjen e "Olimpicos" mund të rishohim sërish skemën 4-3-3 me tredhëmbëshin e "Djallit" me El Shaarawy, Robinho dhe Balotelli, por nuk përjashtohet edhe mundësia e 4-3-1-2 me Robinhon si trekuatist dhe përpara El Shaarawy ose Matri dhe Balotelli, ose Montolivon më të avancuar.

Mos harrojmë që Milan ka probleme edhe në mbrojtje pas dëmtimeve të Verghara, Bonera, De Sciglio dhe Silvestres ndaj dhe ndërtimi i skuadrës do të jetë një detyrë e vështirë për Allegrin. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori