Dëmtimi i Javi Martinez, Bayern hedh sytë nga Benatia (FOTO LAJM)

Javi Martinez duke lënë fushën me barelë
Pëlqej
Përveç humbjes së Superkupës ndaj Borussia Dortmund, Pep Guardiola tashmë duhet të bëjë edhe pa Javi Martinez. Spanjolli mbeti i dëmtuar në ndeshjen e parë të rëndësishme për ekipin e tij për këtë sezon, atë ndaj Dortmund, duke u përplasur me një nga kundërshtarët e për pasojë mbeti i dëmtuar në gju.

Deri tani ende nuk ka një vlerësim të saktë të shkallës së dëmtimit, por dyshohet për këputje të ligamenteve, të cilat do ta linin lojtarin të paktën 6 muaj jashtë fushave.

Më parë, Karl-Heinz Rummenigge ishte shprehur se Bayern nuk do të kryente më lëvizje lojtarësh gjatë kësaj merkatoje, por me dëmtimin e spanjollit situata ka ndryshuar. Lojtari i parë që shihet si një zëvendësues i denjë për Martinez është marokeni i Romës, Benatia, për të cilin bavarezët ishin interesuar edhe më parë, por shuma prej 50 milionë euro e kërkuar nga Roma kishte larguar gjermanët.

Me kalimin e ditëve të merkatos dhe me mungesën e konkurrencës, duket se shifra e transferimit të marokenit ka rënë në 35 milionë.

Por më parë drejtuesit e Bayern do të presin konfirmimin e stafit mjekësorë për shkallën e dëmtimit të Martinez dhe më pas do të lëvizin në merkato për zëvendësuesin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori