Dhunë në hanball-in kosovar, sociologu: Po shfryhen në sport (FOTO LAJM)

Ndeshja e së mërkurës mbrëmja në handball mes Vëllaznimit dhe Prishtinës u ndërpre pasi tifozët gjakovarë hodhën sende në parket dhe më pas u futën edhe vetë në të. Sipas sociologut Artan Muhaxhiri tregon se tifozët po shfryjnë gjithë problematikat e jetës në sport.

"Dhuna në sport është fenomen i cili ngërthen në vete shumë elemente psikosociale, ekonomike, politike dhe institucionale. Prandaj, edhe analiza duhet të bëhet duke e pasur parasysh këtë kompleksitet faktorësh. Stadiumet dhe sallat sportive ndonjëherë shndërrohen në hapësira për zbrazje nga ndjenjat negative që akumulohen nga përditshmëria e zymtë dhe mungesa e perspektivës jetësore", ka thënë për "Zërin" Muhaxhiri.

"Niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë, si dhe pamundësia për ta shfrytëzuar energjinë në mënyrë konstruktive, bën që të rinjtë kosovarë të orientohen drejt formave kolektiviste dhe destruktive të shprehjes së mllefit", vijoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori