Di Maria: Fanella me nr. 7? Përgjegjësi e madhe (FOTO LAJM)

Pëlqej
Me të mbërritur, Angel Di Maria nuk humbi aspak kohë për të dhënë përshtypjet e para mbi transferimin e tij te Manchester United. I ulur në krah të trajnerit Louis Van Gaal, gjatë konferencës së tij të parë për shtyp si lojtar i "Djajve të Kuq" futbollisti argjentinas premtoi se do të bëjë çmos për të ndihmuar këtë klub të lavdishëm për t’u rikthyer në Champions League.

"Jam shumë i lumtur që do të luaj për Manchester United. Më pëlqen kjo skuadër dhe dëshiroja shumë që të vija këtu pavarësisht se ky ekip nuk do të marrë pjesë sivjet në Champions League. Dua ta ndihmoj United që të kthehet në këtë aktivitet dhe besoj se jo vetëm do të kontribuoj por gjithashtu mendoj se do të punoj mirë me këtë skuadër. I jam tepër mirënjohës trajnerit që më zgjodhi pikërisht mua për të luajtur te ky ekip", u shpreh Di Maria.

26-vjeçari nga Rosario la Real Madrid dhe u zhvendos në Manchester për shumën e 59.7 milonë sterlinave, plot 98.9 milionë dollarë, një shifër kjo që e bën transferimin e tij absolutisht më të shtrenjtin në historinë e futbollit britanik, por sidoqoftë Di Maria lë mënjanë presionin dhe shfaqet krenar për fanellën me numër 7, që është veshur më parë nga emra të mëdhenj si George Best, Eric Cantona, Cristiano Ronaldo e David Beckham.

"Jam i vetëdijshëm për rëndësinë që ka numri 7 në këtë klub. Cristiano Ronaldo më pat folur për këtë që në kohën kur luanim bashkë në Madrid, duke më shpjeguar sesa e rëndësishme është një gjë e tillë, e për këtë arsye dëshiroja shumë të vishja këtë fanellë, për të bërë për klubin pikërisht ato gjëra që kanë bërë më parë Cristiano dhe të gjithë ata që e kanë veshur fanellën me numër 7, kështu që shpresoj vërtet shumë që të jem në lartësinë e duhur. Përsa i përket shifrës së lartë që është paguar për mua kjo është diçka që nuk më bezdis dhe nuk më shqetëson aspak. Kjo është një gjë që iu përket drejtuesve të klubit dhe iu takon atyre të diskutojnë ndërmjet tyre për shifrat. Unë kam ardhur këtu për të punuar për klubin dhe të luaj për ta, si dhe për të dhënë maksimumin për Manchester United", është shprehur argjentinasi. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori