Di Maria-Rojo, kush ka më shumë tatuazhe te United? (FOTO LAJM)

Angel Di Maria
Pëlqej
Angel Di Maria theu rekordin e merkatove në futbollin anglez duke u transferuar nga Real Madrid te Manchester United për shumën rekord të 60 milionë sterlinave, ndërsa tani argjentinasi kërkon të thyejë një tjetër rekord që nuk ka lidhje me futbollin e luajtur.

26-vjeçari, që bëri debutimin në fundjavë kundër Burnley, ka një garë brenda skuadre me bashkëkombasin e tij Marcos Rojo përsa i përket futbollistit me më shumë tatuazhe në "Old Trafford".

Si ish futbollisti i Real Madrid ashtu edhe ai i Sporting Lisbonës ka disa tatuazhe në trup ku spikasin ato në gjoksin e Rojos "For my Family" dhe mbi gjunjë "Pride" dhe "Glory", si dhe ato në krahët e Di Marias.

Deri tani garën e fiton mbrojtësi, por duhet të presim nëse Di Maria do të bëjë tatuazhe të tjera apo jo.../albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori