"Do ta mbyll Tottin gjithë ditën në shtëpi dhe do ta bëj të lumtur" (FOTO LAJM)

Francesco Totti ka zhvilluar dje ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Romës, teksa gruaja e tij Ilary Blasi, do të duhet ta ngushëllojë ikonën e futbollit italian.

Ilary dhe Totti janë bashkë që nga viti 2003, ndërsa u martuan në vitin 2005. Blasi ka thënë për "Striscia la notizia" se nuk e di se si do të shkojnë gjërat tani kur bashkëshorti i saj do të jetë vazhdimisht në shtëpi. Po ashtu, ajo kishte thënë se e gjithë familja do të ishin të pranishëm në "Stadio Olimpico" në ndeshjen e fundit të Tottit dhe ashtu ndodhi.

Gruaja e tij do ta ketë punën më të vështirë për ta ngushëlluar Tottin në këto momente të vështira të largimit nga pasioni i tij teksa ka premtuar se do ta mbajë gjithë ditën në shtëpi për ta bërë të lumtur.
Shtuar më 29/05/2017, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori