Dopio-goditje e Napolit (FOTO LAJM)

Gonzalo Higuain
Gonzalo Higuain është objektivi parësor i Napolit të Rafa Benitez. Real Madridit i është prezantuar oferta: 35 milionë euro dhe presidenti Florentino Perez e ka pranuar dhe mbetet vetëm gjetja e akordit me futbollistin. Problemi i vetëm duket se janë të drejtat e imazhit dhe rroga që argjentinasi merr aktualisht në "Santiago Bernabeu": plot 5 milionë euro, ndërsa te Napoli pritet të përfitojë 1 milionë më shumë.

Por "El Pipita" duket se nuk është e vetmja goditje e naspolitanëve në merkato pasi është drejt përfundimit edhe operacioni "Pepe Reina". Portieri spanjoll i Liverpool dhe klubi nga Italia e Jugut e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe gardiani do të luajë në Serie A një sezon si i huazuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2013, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori