Dora e fundit, shijoni "Elbasan Arena"-n (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gjithçka do të jetë gati: stadiumi "Elbasan Arena" do të jetë mikpritësja për përfaqësuesen shqiptare, në sfidën e shumëpritur me Danimarkën më 11 tetor. Lajmi u konfirmua nga drejtuesë të FSHF-së pas vizitës së delegacionit të UEFA-s, që dha edhe "Ok"-in për impiantin e ri.

Mundësisë që kjo sfidë të mos zhvillohet në këtë stadium nuk ekzistojnë, dhe për përfaqësuesin e FSHF, Gazmend Malo, vetëm një fuqi mbinatyrore mund të anullojë përurimin e stadiumit të ri më 11 tetor.

Pjesa më e madhe e stolave është vendosur, ndërsa puna kryesore tashmë është përqëndruar në ambjentet e brendshme të stadiumit në mënyrë që gjithçka të jetë gati para datës 11 tetor. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 18:12
rexhep tullari
e Mërkurë 24 Shtator 2014, Ora 08:48
Mirë e keni ju Gazmend Malo se vetëm një fuqi mbinatyrore mund të ndalë diçka që është 100% e realizueshme. Atëherë, urime për lojën e pare në stadiumin shumë të bukur! Një anues për Shqipërinë nga Prishtina! Fitore!
Anaconda
e Mërkurë 24 Shtator 2014, Ora 21:57
Aspak sTADIONI I BUKUR ,SIKUR NE VITET NE VITET 60 ,KU JANE RRETHOJET ,PASTAJ MBULOJA E STADIONIT ?
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori