Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
‘Dora e ngadaltë’ e Zidane kur është fjala për zëvëndësime (FOTO LAJM)

Posedimi i topit nga minuta e 46’të deri 60’të
Nëse Ancelotti u bë i famshëm për aftësinë e tij që t’i largojë momentet e komplikuara, Zidane mund të përfundojë dhe të marrë pseudonimin ‘Dora e ngadaltë”, nëse nuk arrin ta bëjë këtë në ndeshjet e ardhshme të ekipit Madrilen.

Ndaj Celta Vigos kishte një shenjë tjetër e vonesës së Zidane kur është fjala për ndryshimin e asaj që po bënë ekipi i tij në fushë. Ekipi Madrilen dominoi posedimin dhe rezultatin në pjesën e parë por që nga minuta 46’të Celta mori topin. Lojtarët Madrilen nuk kishin topin më gjatë se vendasit, përcjell Albeu.com.

Pas pushimit ekipi i Francezit humbi bilancin. Pavarësisht që ishin në epërsi, lojtarët Madrilen nuk arritën të luajnë me rezultatin dhe kohë. Më e habitshme është se as tekniku nuk reagoi me ndonjë zëvëndësim nga stoli. Duhej të vinte minuta e 76’të kur Vazquez dhe Kovacic u inkuadruan në vendin e Modric dhe Iscos. Edhe kjo ndeshje shkoi me vonesë për zëvëndësime./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori